Lajme

Dorëheqja e Ramës dhe emërimi i Bashkim Jasharit komandant, deklarohet ministri Mehaj

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 30 November 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është deklaruar pas zhvillimeve të sotshme në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se e ka pritur në takim gjeneral Rrahman Ramën që dha dorëheqje nga FSK-ja dhe se e ka falënderuar për kontributin e dhënë në UÇK, TMK dhe FSK.

Më tutje Mehaj tha se ka uruar gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, për pozitën e komandantit të FSK=së, teksa shtoi se ka nderin dhe privilegjin që të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë i tij:

Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes prita në zyrën time gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e Komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të Komandantit të ri të FSK-së, të sapoemëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Me këtë rast, falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse.

Më pas, e urova gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë, sikur deri më tani, me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera