Lajme

Dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe, Cakolli i KDI-së: Duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 07 November 2022

Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli ka reaguar pas dorëheqjes nga Lista Serbe nga mandati i tyre si deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se duhet  të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre nga deputetët e këtij subjekti politik.

“Pas dorëheqjeve edhe të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre.  Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur”, ka shkruar Cakolli.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka shtuar se nëse zgjedhën kandidatët për zëvendësim të deputetëve që braktisën postet e tyre atëherë të tillët duhet betuar brenda tri seancave të rregullta.

“Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, ka shkruar tutje Cakolli./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera