Sport

Donnarumma me deklaratë “bombastike” për Buffonin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 19 August 2017

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka diskutuar për ambiciet e Milanit këtë edicion , përgjegjësinë për të qenë një portier, duke treguar se ai asnjëherë nuk është frikësuar para portës.

“Gjëja më pëlqen më shumë te rolin im është përgjegjësia. Kjo është ajo që më bën krenar para shokëve të mi. Të jesh një portier është përgjegjësi e madhe, sepse kur bën një gabim, faji bije te ti.

Ky nuk është një rol i lehtë .Është një peshë e madhe në supet tuaja, plot sfida”, ka thënë portieri 18 vjeçar  për gazetën, Corriere della Sera.

-Advertisement-

Portieri i talentuar ka zbuluar edhe personazhin të cilin sipas tij, e ka ndihmuar shumë në  rrugën e ndërtimit të një karriere të suksesshme.

“Gigi Buffon ka qenë një figurë që kam shikuar që kur isha i vogël. Ai më ndihmoi aq shumë në detyrën në përfaqësuese, duke më dhënë shumë këshilla dhe duke më qetësuar gjatë trajnimit. Ai ka qenë me të vërtetë i veçantë për mua, si një trajner dhe një person”, ka pohuar, Donnarumma, përcjellë ORAinfo.

Sipas portierit 18 vjeçar, Milani synim kryesor e ka trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa thotë se do të luftojnë edhe për rrëmbimin e “Scudettos”.

Donnarumma, dha debutimin e tij në Serie A në moshën 16 vjeç, në një fitore 2-1 ndaj Sassuolo në tetor 2015.

Milan është përforcuar  gjatë verës me lojtarë si Andre Silva, Franck Kessie, Hakan Calhanoglu, Andrea Conti, Lucas Biglia dhe Bonucci./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera