Donjeta Sadiku mbetet pa Botëror, India ia lëshoi vizën por vuri kushte që ishin të papranueshme
Autori: Gazeta inFokus
10:15 | 14 March 2023
Donjeta Sadiku ka mbetur përfundimisht pa pjesëmarrje në Kampionat Botëror kjo pasi që Qeveria Indiane vendosi disa kushte të papranueshme, shkruan Gazeta Infokus.
Përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë, dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për boksierën, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës.
Boksieres kosovare iu shua një ëndërr pasi synonte të fitonte medalje në këtë garë prestigjioze. Më saktësisht, Sadikut iu vu kusht që të paraqitej në Botërorin e Indisë pa simbole shtetërore dhe, nëse eventualisht e fiton ndonjë medalje, të mos e ketë mundësinë ta dëgjojë dhe shijojë himnin shtetëror e as të mos shfaqet flamuri apo simbolet tjera.
“Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar. Duke parë këto kushte dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBOXK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, vendosi të mos udhëtojë fare drejt Indisë”, kane njoftuar Komiteti Olipik i Kosovës.
Pra, këto kushte ishin të papranueshme pasi Donjeta synonte të garonte pa kushte, njëjtë si shtetet tjera të botës në Botërorin që do të fillojë të mërkurën.
Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe njëherit mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.
Në dy herët e para nuk ia doli të pajisej me vizë, ndërsa në herën e tretë indianët lëshuan pe pjesërisht, po jo mjaftueshëm./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...
-
Mrekullia e kësaj vitamine për organizmin, ja përfitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë për shëndetin tuaj
Omega-3 është një nga përbërësit e rëndësishëm për organizmin e njeriut, pasi...
-
Arrestohet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet se në çfarë rasti u përfshi
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor...
-
BQK lanson Sistemin e Pagesave të Shpejta, Kurti: Rëndësia e tij, përtej avancimit teknologjik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e S...
-
KEK-u arrin marrëveshje me sindikatat, të gjithë punëtorët do të përfitojnë bonus
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim ...
-
Ganimete Musliu vlerëson kontributin e Prof. Dr. Kimete Canajt në ruajtjen e trashëgimisë albanologjike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë n...
-
Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij
Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës,...



































