Lajme

Donika Kadaj: Tani radha për punëtorët e sektorit privat

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 02 February 2019

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se punëtorët e sektorit publik tashmë kanë paga më të dinjitetshme se që kanë pasur në të kaluarën.

Derisa, ka theksuar se tani radhën e kanë punëtorët e sektorit privat, shkruan inFokus.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Bashkë me vendime të guximshme vijnë edhe rezultatet e mira. Punëtorët e sektorit publik tashmë kanë paga më të dinjitetshme se që kanë pasur në të kaluarën. Radhën tani e kanë punëtorët e sektorit privat. Urime për mjekët, infermierët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, doganierët e shumë të tjerë. I gëzofshit! #Pagat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera