Lajme

Donika Gërvalla takoi ambasadorin britanik, Nicholas Abbott

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 31 March 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim është diskutuar për çështjet e aktualitetit politik, menaxhimit të pandemisë si edhe përmbylljes së procesit të konstituimit të insititucioneve të reja.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe.

-Advertisement-

Më tej, Gërvalla ka shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi, me theks të posaçëm në sferën e sigurisë, ekonomisë, atë kulturore, por edhe të këmbimit të praktikave të mira. /Indeks/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera