Doni bashkim familjar në SHBA? Ja si mund t’a përfitoni
Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 09 August 2017
Keni pyetje dhe doni pergjigje per mundesite e bashkimit familjar ne SHBA?
Avokati Kieran Both u jep përgjigje te interesuarve qe pyesin nese ka ndaluar procesi i bashkimeve familjare nga emigracioni?
“Unë kam aplikuar për të sjellë motrën time në Amerikë. Desha të di nëse vizat e bashkimit familjar janë ndaluar përkohësisht, sepse nuk kam parë ndonjë informacion të ri në internet. Faleminderit. SG”
Ka shumë konfuzion në lidhje me vizat për shkak të të gjitha lajmeve rreth emigracionit. Kërkesat e bëra për bashkime familjare janë si zakonisht në proces nga Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësinë (USCIS) dhe vizat vazhdojnë të lëshohen nga Departamenti amerikan i shtetit (DOS).
Urdhëri i fundit kzekutiv i Presidentit vendos kufizime në lëshimin e vizave për shtetasit e Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.
Megjithatë, peticionet e ribashkimit familjar vazhdojnë procedurën e tyre për individë nga ato vende. Kërkesat për viza nga shtetasit e vendeve të tjera kalojnë procesin e tyre të zakonshëm.
Aplikimet për vëllezërit dhe motrat e shtetasve amerikanë
Si shtetas amerikan, ju mund t’i ndihmoni të afërmit të bëhen banorë të përhershëm të Shteteve të Bashkuara duke marrë dokumentin që quhet “GreenCard”.
Për ta bërë këtë, ju duhet të sponsorizoni të afërmin tuaj dhe të jeni në gjendje të provoni se keni të ardhura të mjaftueshme ose mjete për ta mbështetur atë, kur të vijë në Amerikë. Filloni procesin duke plotësuar dhe paraqitur Formularin I-130, (Petition for Alien Relative).
Ky formular përcakton marrëdhënien familjare që ekziston midis jush dhe atij/asaj. Një shtetas i SHBA i cili është të paktën 21 vjeç ose më i vjetër mund të kërkojë bashkim familjar me vëllezërit ose motrat. Kur paraqisni aplikimin , ju kërkohet të jepni dëshmi për të vërtetuar lidhjen tuaj me personin për të cilin po e bëni.
Data e prioritare
Paraqitja e formularit I-130 dhe vërtetimi i marrëdhënies me aplikantin e vendos të afërmin në radhë me të tjerët që presin të emigrojnë nga i njëjti vend apo rajon, bazuar në të njëjtin raport familjar.
Kur i afërmi juaj(motra , vëllai) pasi ka pritur një periudhë kohe, del në krye të radhës , është gati të emigrojë pasi të ketë kaluar kontrollet dhe përmbushjen e kërkesave të emigracionit për pranim në këtë vend.
Ky proces kryhet bazuar në datën prioritare dmth në datën e paraqitjes së kërkesës suaj.
Data ka avantazh për kohën e përfundimit të procesit më shpejt se të tjerët. Kjo datë që paraqitet në njoftimin e USCIS shënohet si “Data e përparësisë” tuaj, apo datë prioritare. Periudha e pritjes llogaritet që nga kjo datë.
Për familjarët e shtetasve të SHBA, ndër të cilët përfshihet bashkëshortin/bashkëshortja/e shtetasi të SHBA, prindërit dhe fëmijët nën moshën 21 vjec, nuk ka radhë. Për të afërmit e tjerë, duhet të presin disa vite në radhë për arsye të kërkesave të shumta dhe kufizimeve të ligjit të emigracionit për këto raste.
Kërkesa e lexuesit që na shkruan për motrën e tij hyn në kategorinë e preferencave F4 (Vëllezërit dhe motrat e rritura të shtetasit amerikan).
Për kategorinë F4 lëshohen 65,000 viza çdo vit. DOS këto kohë ka njoftuar se pranon dokumente për Form I-130 që kanë një datë prioritare në ose para datës 15 nëntor 2004. Që nga gushti 2017, pritja në radhë për peticione të paraqitura për vëllain apo motrën është përafërsisht 12 ½ vjet.
Kohët aktuale të pritjes për kategoritë e vizave mund t’i shihni në “Buletinin e vizave” në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit në adresën e internetit www.travel.state.gov/visa.
Pyetje të tjera nga lexuesit :
Babai im u miratua për shtetësinë amerikane. A mund të marr unë pasaportë amerikane përmes babait? FB
Ju mund të bëheni automatikisht shtetas i Shteteve të Bashkuara nëse përmbushni disa kushte. Ka dy mënyra për të fituar shtetësinë nëpërmjet prindërve : E para që në lindje dhe tjetra pas lindjes, por para moshës 18 vjeç.
Ju mund të bëheni shtetas amerikan kur babai juaj naturalizohet, por gjithësesi varet nga ligji që ka qenë në fuqi në kohën kur keni lindur. Ligji ka ndryshuar gjatë viteve, por zakonisht kërkon një kombinim të prindit që është shtetas i SHBA me kohën kur ka lindur fëmija si dhe prindërit duhet të kenë jetuar në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të caktuar kohe. Ne u sugjerojmë që të konsultoheni me një avokat me eksperiencë të emigracionit për raste të tilla.
Ka mjaft për të folur për fitimin e shtetësisë që do t’i trajtojmë në numrat e ardhshme të gazetës.
Pyetje tjetër:
Ne jemi një familje prej katër vetash të interesuar për të emigruar në Amerikë. Mund të na ndihmoni? SJ Shqipëri
Për të aplikuar për green card, duhet të kualifikoheni për një nga kategoritë e mëposhtëme:
• Green card përmes familjes.
• Green card përmes punësimit ose investimit.
• Green card përmes statusit të refugjatit ose azilantit.
• Green card për Viktimat e Trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe të Krimit
• Green card për Viktimat e Abuzimit.
• Green card si emigrant i veçantë .
• Green card përmes kategorive të tjera si fitues i llotarisë amerikane.
Ne i inkurajojmë njerëzit që të konsultohen me avokat profesionist të imigracionit për situatat e tyre të veçanta. Për informacione shtesë vizitoni faqen e internetit të shërbimit të Emigracionit (USCIS) në www.uscis.gov
Ose në faqen e internetit të Gjykatës së Emigracionit në www.usdoj.gov/eoir
Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar, veçanërisht emigrantët me informacion, duke i aftësuar për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur. Ne do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë prej tyre në rubrikën tonë të përjavshme të Emigracionit. /Illyria/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...