Sport

Doli 3 herë pozitiv, boksieri amerikan i shpëton dënimit

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 27 April 2019

Edhe pse doli pozitiv në 3 teste antidoping, çka solli anullimin e duelit ndaj britanikut Anthony Joshua, boksieri amerikan Jarrell Miller mund t’i shpëtojë dënimit. Miller, i pamposhtur në karrierën e tij (24 fitore dhe 1 barazim), duket se ka gjetur një shteg për të evituar dënimin.

Javën e shkuar dolën njëri pas tjetrit rezultatet e testeve antidoping, të gjithë pozitiv për Miller: Fillimisht me substancën GW1516 e më pas me HGH dhe EPO. Për pasojë, Komisioni i Sportit të Nju Jorkut vendosi t’i pezullojë licensën boksierit, çka solli edhe anullimin e sfidës me Joshua.

Mësohet se licensa e boksierit amerikan për të dueluar në Nju Jork ka skaduar. Pra, është e pamundur që Miller të pezullohet, pasi Komisioni i Sportit të Nju Jorkut nuk ka forcën juridike për të dënuar sportistin. Kjo edhe për faktin se boksi amerikan punon me kontrata të veçanta me secilin shtet dhe nuk ka një qendër.

-Advertisement-

Kjo do të thotë që Miller mund t’i shpëtojë dënimit. Gjithsesi, nuk ka asnjë shans që ai të duelojë me Joshua, që ka thënë se nuk do të përballet kurrë me të.

“Miller nuk ka një licensë me Komisionin e Sportit të Nju Jorkut, pasi ajo i ka skaduar. Ndaj, ata nuk mund ta dënojnë. E vetmja gjë që mund të bëjnë është të refuzojnë t’i japin një të re. Miller mund të aplikojë diku tjetër dhe të marri një licensë për të boksuar sërish”, tha Eddie Hearn, menaxheri i Joshua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera