Fun & Video

Dokumentari i BBC: 30 sekondat që shfarosën dinosaurët nga Toka (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 15 May 2017

Sipas shkencëtarëve, shkaku i varrosjes një herë e përgjithmonë i dinozaurëve ka qenë një asteroid gjigant i rënë në Tokë.

Sikur asteroidi të kishte rënë, 30 sekonda më herët apo më vonë nga sa ra, do të kishte shkaktuar më pak dëme, dhe me shumë mundësi dinozaurët do të kishin mbizotëruar.

Dhe si rezultat, njeriu ndoshta nuk do të bëhej specia më dominuese në planet, zbulon një dokumentar i BBC, përcjell BW.

-Advertisement-

Asteroidi goditi 66 milionë vite më parë zonën e gadishullit Yucatan në Meksikën e sotme.

Rënia e asteroidit shkaktoi një krater 111 milje të gjerë dhe 20 milje të thellë.

Shkencëtarët që studiuan kraterin zbuluan se shkëmbi ishte i pasur me elementë squfuri.

Rënia e asteroidit, e mbushi ajrin me një re pluhuri të ngjashme me ato që krijohen pas një vullkani katastrofik.

Kjo bëri që rrezet e diellit të bllokoheshin, dhe planeti të ftohej në mënyrë dramatike.

Mungesa e ushqimit, bëri që dinozaurët të ngordhin njëri pas tjetrit. Sipas BBC, asteroidi ka udhëtuar me shpejtësi 40 mijë km/h.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera