Lajme

DOKUMENT| Hashim Thaçi ia qon edhe një ftesë Albin Kurtit: Caktoje kandidatin për kryeministër

Autori: A.H 13:30 | 10 April 2020

Presidenti Hashim Thaçi i ka shkruar letër Kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar që të caktoj emrin e kandidatit për kryeministër, shkruan gazeta inFokus.

Presidenti, Thaçi, sot përmes një letre drejtuar Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij.

Thaçi i ka thënë Kurtit se është në pritje të përgjigjes së tij në kërkesën që ia ka përcjellë më datë 2 prill 2020 për të propozuar kandidatin/en për Kryeministër dhe formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Siç e dini, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të datës 25.03.2020, kam zhvilluar takime konsultative me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit. Shumica e partive politike janë deklaruar që janë për formimin e Qeverisë së re.

Kjo është letra e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera