Lajme

Doktorët keqpërdorin kartelat e hyrje- daljeve në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 09 August 2018

Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po keqpërdorin kartelat e hyrje-daljeve në punë.

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për medie, shkruan gazeta inFokus.

“QKUK- Identifikohen rreth 200 raste të keqpërdorimit të karteleve hyrje-dalje në punë Në kuadër të masave që ka ndërmarrë menaxhmeti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar për mbikëqyrje dhe vënie të rregullit dhe disiplinës në punë, ka vërtetuar se në disa raste janë keqpërdorur kartelat për hyrje-dalje në punë nga ana e mjekëve, infermierëve dhe stafi tjetër teknik- administrativ.”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Në komunikatë thuhet se janë identifikuar rreth 200 raste të keqpërdorimit të kartelave ndërsa mekët kanë përdorur më shumë se kartelë gjatë hyrje daljeve në SHSKUK.

“Pas kontrollit dhe verifikimit që ka bërë komisioni për monitorim dhe verifikim të zbatimit të orarit të punës, në bashkëpunim me sektorin e IT-së, përmes kamerave identifikuese tek aparatet për vendosjen e kartelave identifikuese, është vërtetuar se në rreth 200 raste, ka pasur keqpërdorime të karteleve. Një i punësuar ka përdorur më shumë se një kartelë verifikuese për hyrje-dalje në punë. Menaxhmenti i SHSKUK-së për këtë ka njoftuar drejtorët e klinikave, kryeinfermierët dhe menaxherët e tjerë dhe ndaj atyre që kanë keqpërdorur kartelat do të ndërmerren masa disiplinore konform Ligjit të Punës” thuhet në komunikatë.

Komisioni i formuar do të vazhdojnë të bëjnë monitorimin e zbatimit të orarit të punës.

“Menaxhementi i SHSKUK-së, ka intensifikuar hapat për vënie të rregullit dhe disiplinës në klinikat e QKUK-së dhe institucionet tjera vartëse, me qëllim që shërbimet shëndetësore ndaj pacientëve të merren me kohë dhe të jetë sa më cilësore. Komisioni i formuar nga ana e drejtorisë së përgjithshme për kontroll dhe monitorim të zbatimit të orarit të punës do të vazhdojë që edhe ditët në vijim të bëjë monitorimin e zbatimit të orarit të punës.” thuhet ndër të tjera në komunikatë./inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera