Lajme

Doganat e Maqedonisë kallëzojnë penalisht disa persona për shkelje të ndryshme ligjore

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 12 June 2017

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë (DDM) ka ngritur tre kallëzime penale ndaj katër personave fizik dhe një personi juridik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Sipas AIM-së, paditë janë ngritur për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale të ”mashtrimit doganor”, ”kontrabandë”, si dhe ”falsifikim dokumentesh”.

-Advertisement-

Në rastin e mashtrimit doganor është paditur A.A nga Ohri, i cili në periudhën 2014-2017 ka dhënë informacione të rrejshme për mallrat importues që kanë ndikuar në përllogaritjen e shumës së pagesës në doganë dhe për pagesat tjera.

Në rastin e kontrabandës janë paditur O.D dhe S.R te të cilët janë gjetur ilaçe të ndryshme me vlerë prej 210.250 denarësh, të prodhuara në Turqi.

Ndërsa N.B është paditur për falsifikim dokumentesh për transport ndërkombëtar./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera