Lajme

Dogana gjen dhe sekuestron mallra të kontrabanduar në një biznes në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 28 August 2023

Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të mallit të kontrabanduar në një lokal në Kamenicë.

Sipas Doganës së Kosovës, pas informacioneve të siguruara, sekotroi i antidrogës ka kryer kontrollin dhe ka gjetur sasi të mallit të kontrabanduar.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Kontrolli doganor zbulon mallra të kontrabanduara

Kamenicë 28 gusht 2023 pas pranimit të informacionit përmes rrugëve operative, zyrtarët doganor të Sektorit Antikontrabandë kanë kryer kontrolle te një biznes në Kamenicë.

Me këtë rast, është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduar, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike.

Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera