Lajme

Dogana e Kosovës kap 10 Iphone-14, në dy raste të ndara, në Aeroport

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 17 September 2022

Oficerët doganor në Aeroportin e Prishtinës, kanë arritur në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e 10 telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje Iphone 14.

Sipas njoftimit nga Dogana, telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

“Mbrëmë oficerët doganor në Aeroport, kanë realizuar planit operativ “Iphone14” ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë (10) telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje Iphone 14”, thuhet në njoftim.

“Telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse”.

Të tjera