Ekonomi

Dogana e ATK-ja nuk po mund ti bëjnë dy shtëpi bashkë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 13 February 2018

Dy institucionet kryesore që kanë për barrë mbushjen e arkës së shtetit me para nuk po merren vesh si të bashkohen. Kanë kaluar më shumë se dy vite kur është marrë vendim që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës (DK) të jenë në një agjenci të përbashkët, të quajtur Agjencia e të Hyrave e Kosovës, por asgjë konkrete nuk është vërejtur në opinion.

Ky bashkim fillimisht ishte paralajmëruar të ndodhë në vitin 2017 për të shtyrë më pas për janarin e 2018-ës.

Por edhe tani që është mesi i muajit shkurt ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza nuk ka lajme edhe aq të mira për bashkimin e ATK-së dhe Doganës.

-Advertisement-

“Jemi duke punuar në këtë drejtim, aktualisht po punojmë në mbledhjen e TVSH-së në brendi të vendit”, ka thënë Hamza shkurt duke mos dhënë detaje tjera.

Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, janë dy institucionet kryesore, nga të cilat mbushet buxheti i Kosovës, ndërsa bashkimi i tyre vlerësohet se do të përmirësojë shërbimet për tatim-pagues dhe do sjellë rezultate në luftimin e evazionit fiskal./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera