Lajme

Docherty: Kosova partner strategjik afatgjatë i Mbretërisë së Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 16 December 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.

“Ministri Docherty theksoi përkushtimin ndaj Kosovës si një partner strategjik afatgjatë, i bazuar në vlerat e përbashkëta. Ata diskutuan sigurinë rajonale, situatën energjetike në Kosovë dhe më gjerë në Evropë, dhe rëndësinë e përparimit të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë të postuar në ‘Facebook’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera