Do vrisnin Vuçiqin e madje edhe fëmijët, arrestohen 17 persona në Serbi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/11/serb1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
20:11 | 13 November 2022
Del bilanci i aksionit të madh policor të kryer në Serbi. Janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime.
Mediat serbe shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi për një sërë aktivitetesh kriminale. Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasjeve në Beograd, si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera.
Të arrestuarit sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliç ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksandar Vuçiç.
Ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane, raporton Noa.al.
Lidhur me këtë ngjarje Presidenti Aleksander Vuçiç nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve. Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krimet më të rënda në Republikën e Serbisë. Mësohet, grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vushoviç, i njohur si Xhony nga Vraçari.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/FotoLajm.jpg)
Të tjera
-
Haziri: Kurti, “politikan që shet mjegull”, Osmani do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka cilësuar krye...
-
Aksidentohet në Leskovac një familje nga Maqedonia e Veriut, vdes një grua – lëndohen katër persona
Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksid...
-
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
Analistët kanë deklaruar se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla duhet të japë ...
-
“Nuk dorëzohet Faton Hajrizi, ose iu ikë serbëve, ose shkakton viktima, ose vetëflijohet”
Emrush Thaçi, ish-Drejtor i Burgjeve ka thënë se me aq sa e njeh ai Faton Haj...
-
Kajtazi përplaset me Artan Hajrizin: Zëri yt ka hyrë në laboratore të forenzikës
Një përplasje mes Artan Hajrizit, vëllait të të arratisurit Faton Hajrizi dhe...
-
Gërvalla takohet me Hovenierin: Theksova nevojën për bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale e globale
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e...
-
VV-ja thotë se shumë shpejt do të hapet Ura e Ibrit, por nuk jep datë
Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër, do të hapet për qarkullim shumë shpejt....
-
Obama dhe Pelosi raportohet se kanë kërkuar që Biden të rishqyrtojë kandidimin
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te d...
-
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit në Milot, dëshmitarët flasin për 15-20 automjete të përfshira
Sonte në Rrugën e Kombit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Nga atje ka...
-
Kurti fjalim për Gjuhën Shqipe, në hapjen e Seminarit të Mësimdhënësve të Mërgatës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen hapëse të Seminar...
-
Detaje të reja: Edhe i arrestuari për ndihmë në kryerjen e vrasjes së policit është i arratisur nga burgu
Përpos Faton Hajdarit, të dyshuarit kryesor për vrasjen dhe plagosjen e një p...
-
Vëllai i Faton Hajrizit lajmërohet sërish: Ka ardhë te unë në Gjermani, i kam thanë ti nuk ke vend te unë
Vëllai i Faton Hajrizit, Artani është lajmëruar sërish dhe ka treguar se vëll...