Lajme

“Do të shokohen besimtarët e Kurtit”, Këshilltari i Konjufcës ia kthen Lutfi Hazirit

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 22 October 2023

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirit, i cili të dielën ka shkruar në Facebook se “ditët në vazhdim do të jenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurti”, teksa Haziri i referohej vizitës së pesëshes emisare që të shtunën vizituan Kosovën duke u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Kërçeli reagimin ndaj Hazirit e ka bërë duke përmendur podcastin për të cilën kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se mysafiri i parë do të jetë autori i emsiionit “Oxygen”, Besim Dina.

Pikërisht në emisionin “Oxygen”, Lutfi Haziri kishte folur për privatizimet si çështje e pazgjidhur me Serbinë. Në këtë pikë i reagoi Kërçeli.

-Advertisement-

”Lutfi Haziri: Ditët e ardhshme do të jenë shokuese!  Mos e ka fjalën për debutimin e humorit të LDK-së me këtë podcastin e ri? Po e presim pra, shpresojmë nuk është aq shokuese sa humori i Lutës me privatizimin”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera