“Do të publikojmë dëshmi të reja se Vuçiqi qëndron prapa sulmit në veri”, “Radoiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës” – deklaratat e presidentes për CNN
Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 04 October 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për CNN ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit, sulmin terrorist ndaj Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera.
E para e shtetit tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.
Osmani në intervistën për Christiane Amanpor në CNN theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.
“Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit.Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq.
“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.
Osmani u pyet edhe për marrëveshjen Ohrit.
Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.
“Ne kemi zbatuar gati 99 për qind të marrëveshjeve të arritur përkundër që Serbia nuk e ka bërë asgjë. Vuçiq është i gatshëm të negociojë, por jo edhe të zbatojë marrëveshjet”.
“Ne asgjë nuk po kërkojmë pos të jetë një dialog fer dhe i balancuar. Dhe duke mos pasur balancim në bisedime, ka inkurajuar Vuçiqin të veprojë ashtu sikur diten e diel, tha Osmani.
Reklama
Presidentja e vendit po ashtu paralajmëroi se do të publikojnë dëshmi të reja se presidenti serb Vuçiq qëndron prapa sulmit në veri dhe ka dhënë urdhra.
Osmani tha se çdo evidencë që kanë nga ky sulm lidhet me liderët e shtetit serb.
“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radoiçiqit ushtrohet në shtetin serb. Gjithashtu edhe armët që i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomtë. Lidhjen e Radoiçiq me Vuçiqin e shohim edhe në takime të ndryshme kur ata shihen bashkë”, tha ajo.
“Në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që tregojnë se Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.
Reklama
Ajo po ashtu theksoi se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën.
“Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatet tanë ndërkombëtar”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.
Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Crime”.
“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe me pas sulmi. Kjo do t’i ndihmonte Vladimir Putinit të hapte një front të ri të luftës. Kjo ishte sikurse ajo koha e Slobodan Milosheviqit gjatë viteve 90-ta”, tha ajo.
Serbia's act of aggression was carried out by terrorist & paramilitary groups for the sole purpose of a Crimea-style annexation of the north of 🇽🇰.
They want to help Putin to open a new front against the West. We will continue to work with our allies not to allow that. pic.twitter.com/uIecz2B6N4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 3, 2023
“Kosovo is under attack,” says Kosovan President @VjosaOsmaniPRKS in our exclusive interview. We discuss the aftermath of a shootout between Serbs and Kosovo police last month that left four people dead. pic.twitter.com/73HSYuQtDx
— Christiane Amanpour (@amanpour) October 3, 2023
Të tjera
-
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se ka n...
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Kam lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, rrënjët e mia janë arbëreshe
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari origjinën ...
-
Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale
Dokumentarin e Driton “Toni” Kukës “SENSEI”, e ka parë edhe ambasadori amerik...
-
Arrestohet në Lipjan shtetasja e Shqipërisë me urdhërarrest ndërkombëtar
Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkomb...
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...
-
Policia shqiptoi 2.181 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Mori 450 euro kartmonedha false nga kompanitë, burri në Prishtinë raporton rastin në polici
Policia ka raportuar se një burrë ka deklaruar që ka pranuar nga kompani para...
-
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjyk...
-
Hidhen dy grạnạta dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
Dy granata dore janë hedhur mbrëmë në oborrin e stacionit policor në Zveçan, ...
-
Kolonë e gjatë në Merdare, dhjetëra kamionë me mallra serbe hyjnë në Kosovë
Kamionë me mallra serbe, të cilët kanë synim tregun e Kosovës, kanë krijuar n...
-
Ministrja Haxhiu dhe ambasadori britanik mbajnë sot konferencë për media
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Mbretërisë s...
-
Sherbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. E me ra...