Lajme

DnV: Votimi me asistencë më i shprehur dhe jashtë procedurave

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 17 December 2017

Demokracia në Veprim ka njoftuar se vëzhguesit e tyre kanë vërejtur numër të konsiderueshëm të votimeve me asistencë, për një pjesë të të cilave nuk janë ndjekur procedurat e rregullta të votimit.

Sipas raporteve të vëzhguesve tanë, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.

Komisionerët ishin të pranishëm në të gjitha vendvotimet, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë mungesë të materialeve sensitive dhe josensitive.

-Advertisement-

“Ambienti në të cilin po zhvillohet procesi votimit në komunë është i qetë dhe i sigurt, ndërsa qytetarët janë të lirë për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhjes. Vëzhguesit e Demokracisë në Veprim (DnV) kanë vërejtur numër të konsiderueshëm të votimeve me asistencë, për një pjesë të të cilave nuk janë ndjekur procedurat e rregullta të votimit. Janë evidentuar raste kur votuesit të cilët kanë deklaruar se kanë nevojë për asistencë në votim, nuk kanë shkuar prapa kabinës së votimit së bashku me asistuesin e tyre, por kanë qëndruar në hyrje të vendvotimit përderisa asistuesi ka votuar për ta. Raste të votimit me asistencë janë vërejtur edhe tek grup moshat e reja, të cilët janë parë tek janë asistuar nga persona të tjerë. Në vendvotimin 0615C/01D në fshatin Prigodë, ka pasur një rast të votimit të dyfishtë. Një burrë i ka marrë gruas së tij fletëvotimin dhe ka votuar për të dytë. Po ashtu në këtë Qendër të Votimit ka mungesë të furnizimit me rrymë. Dukuri e votimit të dyfishtë, e ngjashme me atë në fshatin Prigodë është vërejtur edhe në vendvotimin 0605C/01R në fshatin Zallq. Në vendvotimin 0621C/02D në fshatin Kaliqan, në Librin e Votimit shënohet me laps, vëzhguesit nuk regjistrohen në rubrikën e destinuar për këtë qëllim, si dhe votuesit me asistencë evidentohen në LV me laps. Në afërsi të Qendrës së Votimit 0606C në fshatin Vrellë, vëzhguesit tanë kanë identifikuar materiale propaganduese brenda perimetrit të ndaluar prej 100 metra. Pas vërejtjeve të vëzhguesve tanë, materialet janë larguar. Në Qendrën e Votimi 0618C në fshatin Osojan, numër i konsiderueshëm i votuesve kanë deklaruar se nuk kanë gjetur emrin e tyre në Listën e Votuesve”, thuhet në komunikatën e DnV.

DnV ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për qeverisjen katër vjeçare.DnV po vëzhgon mbarëvajtjen e procesin të rivotimit për Kryetar të Komunës së Istogut me 42 vëzhgues të angazhuar në ekipe mobile. Votimi po mbahet në gjithsej 23 Qendra Votimi me 63 vendvotime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera