Lajme

DnV: Tentim për votim të dyfishtë dhe fotografim vote

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 11 June 2017

Ismet Kryeziu nga DnV, në konferencës e radhës tregoi të gjeturat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në orën 12:00.

Ai tha se deri në orën 12:00 ka pasur ngritje të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

Duke folur për parregullsitë që kanë evidentuar deri në këtë kohë,  ai tha se tentimet për votime të dyfishta  ku  në 59% të rasteve, prin Gjilani dhe Peja.

-Advertisement-

Kryeziu tha se votimi familjar është vërejtur me 4928 raste, ku kryesisht janë raste kur anëtarët e familjeve ndihmojnë më të vjetrit e familjeve. Sipas Kryeziut, fotografimi i votës po e përcjell edhe këtë proces zgjedhor ku janë evidentuar 131 raste ose në 3.77 përqind dhe në këtë drejtim prin Fushë Kosova.

Ndërsa tha se vështirësitë në listat votuese njoftohen të jenë 1216 raste ose në 0.92 përqind të votimeve.

Ai tregoi se në disa qendra të votimeve ka pasur parregullësi prej më të ndryshmeve.

“Në shkollën ‘Agim Ramadani’ në fshatin Zhegër të Gjilanit ‘Azem Bejta’ janë vërejtur persona të paautorizuar. “Shtëpia e gjuetarëve” nuk është hapur deri në orën 13:00. Ndërkaq, në sallën ‘1 tetori’, siç tha ai, kanë larguar vëzhguesit nga hapësira ku e kanë pasur më të lehtë të shohin listën e nënshkrimeve.

Sa i përket votimit të dyfishtë, një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur në Komunën e Ferizajit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera