Lajme

DnV e cilëson vendimin e supremes për votat e diasporës precedent të gabuar

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 31 October 2019

Gjykata Supreme, ka marrë vendim që të numërohen edhe votat e diasporës, e të cilat kanë ardhur me vonesë.

Ky vendim e obligon KQZ-në që të marrë një hap të tillë.

Por, kjo po shihet si e gabuar nga Demokracia në Veprim, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këta thonë që pavarësisht të drejtës universale për të zgjedhur, kjo duhet të bëhet duke respektuar afatet ligjore.

“Demokracia në Veprim (DnV) ka ndjekur të gjitha zhvillimet lidhur me pakot me fletëvotime të supozuara, të cilat kanë ardhur me vonesë nga diaspora. DnV njeh dhe respekton maksimalisht të drejtën universale të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur, në këtë rast qytetarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit. Mirëpo, kjo e drejtë duhet të ushtrohet duke respektuar procedurat dhe afatet ligjore të përcaktuara në kuadër të legjislacionit zgjedhor”, thuhet në një reagim të DnV-së.

Kjo, pasi sipas DnV-së, afatet ligjore shërbejnë për garantim të integritetit e rregullsisë së procesit zgjedhor.

“DnV konsideron që qëllimi për të cilin janë vendosur procedurat dhe afatet ligjore për ushtrimin e të drejtës së votimit nga jashtë është i bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare dhe si i tillë i shërben garantimit të integritetit dhe rregullsisë së procesit zgjedhor”.

Andaj, DnV konsideron se vendimi i supremes është jo i drejtë e precedent i gabueshëm.

“Ne vlerësojmë që vendimi i Gjykatës Supreme për pranimin dhe vlerësimin e këtyre pakove si të rregullta, ndonëse është i zbatueshëm, është jo i drejtë dhe përbën një precedent që mund ta ndikojë negativisht mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në Kosovë”.

“Duke marrë në konsideratë kompleksitetin e krijuar lidhur me votimin jashtë vendit në këto zgjedhje, DnV kërkon që kjo çështje të jetë një nga prioritetet kryesore që duhet të adresohet në kuadër të reformës zgjedhore”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera