Lajme

Djegia e veturave në veri, reagojnë nga Presidenca: Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për zgjedhjet e 23 prillit

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 31 March 2023

Në veri të vendit, mbrëmë janë djegur edhe tri vetura të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës.

Siç njoftoi Policia, veturat e djegura u përkasin banorëve të nacionalitetit serb që jetojnë në këtë pjesë të vendit.

Dy vetura ishin djegur edhe një ditë më parë.

-Advertisement-

Nga kabineti i presidentes Osmani kanë reaguar duke thënë se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës.

Blerim, Vela shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike në prag të zgjedhjeve të 23 prillit.

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.

Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, duke e quajtur se ky është një kontroll i Beogradit.

Kurti tutje ka thënë se Beogradi vazhdimisht po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës.

Ai ka kërkuar që BE-ja ta dënojë Beogradin për këtë shkelje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera