Sport

Djaloshi tetë vjeçar që e refuzoi ‘ofertën’ e Vucicit: Jam fans i Rijekës – Klubi kroat e befason këndshëm tifozin e ri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 12 September 2017

Tetë vjeçari Tino Popovic nga Rijeka e Kroacisë, ishte bërë sensacion në internet kur e kishte refuzuar presidentin serb, Aleksandar Vucic, kur ky i kishte sugjeruar që të bëhet tifoz me klubet nga Beogradi.

Ai ka marr një fanellë të klubit të tij të zemrës HNK Rijeka me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve.

Djaloshi ishte mysafirë në ndeshjen e fundit ku iu dha fanella, ku skuadra e tij HNK Rijeka luajti kundër klubit të tjetër kroat, Cibalija, të shtunën.

-Advertisement-

“Nuk mund ta shkruajmë me fjalë se sa shumë do të thotë kjo për një tifoz të vogël, i cili është anëtar i një gjenerate të re që po lind dhe merr frymë me Rijekan”, thuhet në njoftimin e klubit të HNK Rijeka.

Tino ishte një nga fëmijët kroat që vizitoi Vucicin me 24 gusht, në një udhëtim në Serbi.

Kur Vucic dëgjoi që Tino është fans i HNK Rijekas, presidenti serb i tha se ka klube më të mëdha dhe më të mira në Beograd, siç janë Cervena Zvezda dhe Partizan.

“Duhet ta simpatizosh një klub më të madh se Rijeka, klube më të madh si Zvezda ose Partizani”.

“Ta tregoj një gjë, në ish-Jugosllavi, Beogradi ishte qytet më i bukur se tani. Ishte dy herë e gjysmë më i madh se kryeqyteti kroat, Zagrebi”, i kishte thënë Vucic, djaloshit të vogël.

Edhe për kundër kërkesës së Vucic, djaloshi vendosi t’i qëndrojë besnik skuadrat së tij të qytetit. /Telegrafi/  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera