Lajme

Djali i Jakup Krasniqit – Altini, i bashkohet PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 04 December 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se djali i Jakup Krasniqit, Altini, i është bashkuar këtij subjekti politik, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se sot mirëpresin një zë të ri që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e sakrificës dhe shërbimit ndaj vendit tonë.

“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë! Mirë se vjen, Altin!”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Sipas Krasniqit, Altini nuk është thjesht djali i një personaliteti të jashtëzakonshëm si Jakup Krasniqi, përkushtimi i të cilit për Kosovën mbeti i palëkundur si në luftë, ashtu edhe në paqe.

“Altini përfaqëson premtimin e një gjenerate të re, të gatshme për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta. Me energjinë, vizionin dhe përkushtimin e tij, Altini po i hyn politikës për të nderuar trashëgiminë e babait të tij dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar dhe më të mirë. Altin, mirë se erdhe në PDK. Me ty si deputet, Kosova mundet ma mirë!”, ka thënë kreu i PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera