Lajme

Ditë “kiameti” për Facebookun

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 04 October 2021

Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger janë jashtë rrjetit për herë të parë në botë, me raportin e parë që këto rrjete kanë probleme në kyçje gjatë kësaj mbrëmje. Raportohet për probleme edhe në disa telefoni mobile

Sipas DownDetector, problemet filluan në orën 17:44, me raportet e 80 000 përdorues të WhatsApp që i raportuan ato dhe më shumë se 50 000 të Facebook.

NetBlock, të cilët gjurmojnë për ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, tashmë vlerëson që kjo ndërprerje, deri me tani, i ka shkaktuar humbje ekonomisë globale 160 milionë dollarë dhe ka bërë që aksionet e Facebook të kenë rënie në pesë për qind.

-Advertisement-

Shkaku i kësaj ndërprerje ende është e paqartë, por Dane Knecht, nënpresident për sigurinë në web, Cloudflare, thotë që ruteri Facebook Border Gateway Protocol (BGP), që përdoret nga ky rrjet për ta bërë trafikun e internetit, e kanë “tërhequr atë nga interneti”.

“Duket se kemi të bëjmë me një gabim epik në konfigurim. Facebook, për momentin nuk ekziston në internet. Madje edhe emri në server është tërhequr nga BGP”, thotë eksperti i sigurisë kibernetike, Kevin Beaumont.

Stafi i Facebook thuhet se nuk ishin në gjendje të hynin në zyrat e tyre sot për ta vlerësuar gjendjen, për shkak se kartat e tyre të sigurisë nuk i lejonin ata as të punojnë dhe as të hynë brenda zyrave, transmeton GazetaExpress.

Whatsapp, Instagram dhe Facebook Messenger, të gjitha këto në pronësi të Facebook, që funksionojnë bashkë, të gjithë janë jashtë përdorimit, thonë ekspertët.

Nuk ishin vetëm aplikacionet kryesore të Facebook që janë jashtë përdorimit, shërbimet të tjera përfshirë Workplace dhe faqja e Oculus është jashtë funksionit.

Në SHBA, disa shërbime telefonike si Verizon, T-Mobile dhe AT&T po ashtu janë jashtë funksionit. Në Britani të Madhe, shërbimet e internetit për përdoruesit e rrjetit mobile EE po ashtu janë prekur nga kjo avari.

Në muajt e fundit ka pasur një mori ndërprerjesh të rrjeteve sociale, me Instagramin që ishte jashtë funksionit për 16 orë muajin e kaluar dhe me platformat e Facebook që ishin offline në qershor.

“Sa është”, ishte një cicërimë e themeluesit të Twitter, Jack Dorsey për facebook sonte. Kjo ishte një përgjigje të një post i cili tregonte se domain “facebook.com” është për shitje si rezultat i rënies dhe ai e tha këtë me humor.

Shkaku i rënies se këtyre rrjeteve sociale ende nuk është konfirmuar dhe është e paqartë nëse të gjithë ata që janë të lidhura por jo shumë gjatë para se shërbimet e Facebook të binin pasi që shënimet për Facebook dhe Instagram u larguar nga Sistemi i Emrave të Domain (DNS – Domain Name System).

DNS thënë në thelb është regjisori i internetit. Sa herë që dikush e hap një link apo një aplikacion, pajisja e tij e kërkon DNS nga shërbimi ku ata po kërkojnë të hynë dhe aty lidhën më të.

Ofruesit kryesor të DNS janë Google, Amazon dhe CloudFare. Është e paqartë nëse të gjithë këto faqe dhe shërbimet kanë rënë të hënën, e që të gjitha kanë të njëjtin DNS apo jo.

Një rënie e njëjtë ka ndodhur edhe në kompaninë “Akamai Technologies Inc”, ku jashtë përdorimit dolën disa ueb-faqe në korrik.

Agjencisë së lajmeve Reuters, ekspertët e sigurisë që po merren më këtë situatë, i kanë thënë që rënie ndodhi si pasojë e një keqkonfigurimi, e cila mund të ishte rezultat i një gabimi të brendshëm, madje besohet edhe një sabotazh, të cilin e thanë burimet, është teorikisht i mundshëm.

Një hakim nga jashtë është shumë pak i mundshëm. Një sulm masiv “për ta larguar nga shërbimi” mund të bëhet nga faqet më të njohura në botë, por kjo, në anën tjetër, kërkon koordinim të fuqishëm në mes të grupeve kriminale apo teknikë shumë inovatore.

Aksionet e Facebook, të cilët kanë afërsisht dy miliard përdorues aktive në ditë, kanë rënë për 5.5 për qind në mbrëmjen e së hënës, që është dita më e keqe e tyre prej që janë krijuar.

Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, i cili ka në pronë rreth 14 për qind të firmës – ka pasur një rënie pasurie për afërsisht 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, raporton Bloomberg.

Derisa EE nuk ka bërë ndonjë paralajmërim zyrtar se pse shërbimet e tyre në internet mobil janë ndikuar, mijëra përdorues të tyre kanë raportuar për këto probleme.

Një përdorues i Twitter tha se “ky mund të jetë problem kombëtarë” dhe kërkoi nga kjo kompani të lajmërojnë nëse kanë ndonjë problem. “EE është jashtë funksionit në platformë të saj”.

Në Downdetector, ka mijëra raporte të problemeve të përdoruesve të EE, ku më shumë se 72 për qind e tyre e kanë ndërlidhur këtë problem me shërbimet e internetit mobilë.

Në Twitter, shefi për komunikim me publikun Facebook, Andy Stone tha se ata janë të vetëdijshëm se njerëzit po kanë vështirësi të hynë në facebook dhe në produktet e tyre.

“Ne po punojmë që gjërat t’i kthejmë në normalitet sa më shpejt që është e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, tha ai në një cicërimë.

Menjëherë pasi që doli raporti i parë, hashtag #facebookdown u bë trend në Twitter, me përdoruesit në tërë botën që raportuan probleme në lidhjen me këtë rrjet social.

Pastaj vazhduan hashtag #instagramisdown dhe ‘WhatsApp’ që po ashtu u bënë trend në Twitter, me numrin e përdoruesve që kanë thënë se ata kanë kontrolluar lidhjet me internet para se të mendojnë se ka rënë Facebooku.

“Intagrami dhe shokët kanë ca probleme të vështira për momentin dhe mund të keni problem ta përdorni atë. Duroni dhe qëndroni me ne!”, ka shkruar Instagrami.

“Ne jemi në dijeni se disa njerëz janë duke pasur vështirësi për ta përdorur WhatsApp këtë moment. Ne po punojmë që t’i kthejmë gjërat në normalitet dhe do të ju njoftojmë me kohë për këto probleme. Faleminderit për durimin e juaj!”, ka cicëruar WhatsApp në Twitter.

Madje edhe Oculus, një platformë për lojëra të realitetit virtual që është në pronësi të Facebook po ka probleme, me një përdorues që ka thënë se kufjet e tij nuk punojnë.

“Ne jemi në dijeni që disa njerëz po kanë vështirësi që të përdorin aplikacionin dhe produktet tona. Ne po punojmë që t’i kthejmë gjërat në normalitet sa më shpejt që është e mundur dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, ka shkruar Oculus.

Çdo herë kur bie Facebook dhe Instagram njerëzit kalojnë në Twitter.

Sot, një përdorues përdori një meme “Homer Simpson” duke kërcyer nga shtëpia e tij në barin e Moes, me logon e Twitter mbi derë.

Madje, edhe Google hyri në veprim. “Të gjithë shkuan në Google për të kërkuar nëse Instagrami ka rënë”, cicëruan ata me humor.

“Unë dhe shokët e mijë janë në të njëjtën vije në twitter për të shikuar nëse fb, whatsapp dhe insta kanë rënë”, është një humor tjetër në të njëjtën vijë.

Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë problem, edhe pse platformat e Faccebook janë prekur, përfshirë këtu edhe ueb-faqen e lojërave të realitetit virtual Oculus dhe Facebook Workplace.

“Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger për momentin nuk janë duke punuar në disa vende”, lajmëroi fillimisht NetBlocks që përcjell rënien e faqeve në botë.

Derisa ata kanë shtuar se “incidenti nuk lidhet me ndonjë çrregullim në nivel vendi të internetit apo rënies së internetit”.

Kur është përpjekur për të vizituar ueb-browserin e Instagramit në dekstop, doli “5xx Server Error” dhe facebook thjesht thotë “kjo faqe nuk mund të hapet”.

Rënie e fundit e platformave të Facebook ishte në qershor të vitit 2021, kur njerëzit në SHBA, Marok, Meksikë dhe Brazil raportuan se ata nuk mund të lidheshin me këto rrjete sociale.

Megjithatë, po ashtu kishte probleme edhe muajin e kaluar, kur Instagrami ra nga përdorimi për më shumë se 16 orë.

Jake Moore, specialist i sigurisë kibernetike në ESET tha se rëniet nga sistemi janë rritur, një gjë që është bërë shumë vështirë të parashikohet.

Fillimisht ai thotë se problemi të një ueb-faqe apo një aplikacion shfaqet kur ka një sulm kibernetik – por në këtë rast ka shumë konfuzion dhe paqartësi.

“Me problemet e fundit të atilla se çfarë ndodhën me Fastly (platforma për shërbime në ueb që shkaktoi problemin kryeso më 8 qershor) zbulon fuqinë e pazbuluar të software, madje edhe gabimin njerëzor”, shpjegoi Moore.

“Edhe pse këto gjëra po rriten dhe kërkojnë më shumë dështimi për t’i studiuar, parashikimi i këtyre problemeve është jashtëzakonisht i vështirë pasi që nuk janë menduar se mund të ndodhin më parë. Fatmirësisht, shumica e ndërprerjeve ka zgjatur vetëm një orë”.

Ndërprerja e fundit thekson problemin kryesor të kompanive që përdorin sistem të centralizuar, thotë Matthew Hodgson, bashkëthemelues dhe CEO në “Element and Technical Co-founder of Matrix”.

“Rënien nga sistemi të WhatsApp, Instagram dhe Facebook (përfshirë Facebook Messenger dhe Facebook Workplace) theksojnë se rëniet globale janë njëri nga problemet kryesore të sistemit të centralizuar”, thotë ai.

Aplikacionet e centralizuar, sikurse janë produktet e Facebook, është sikurse t’i vendosni “të gjitha vezët në një shportë”, shpjegon Hodgson.

“Sistemet e decentralizuara janë shumë më të besueshme. Nuk ka asnjë pikë të vetme dështimi kështu që ato mund të përballojnë problemet e tilla dhe të lejojnë komunikimin e bizneseve”. /GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera