Lajme

Ditë gjykimi në Hagë, vajza e Jakup Krasniqit me fjalë të ndjera për babanë

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 03 April 2023

Ka nisur sot gjykimi i katër prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gresë Krasniqi, e bija e ish-zëdhënësit të UÇK-së, ka shkruar për babanë e saj, i cili u shfaq sot bashkë me të akuzuarit të tij, para gjykatës.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime.  Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-se!”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

May be an image of 2 people
Foto e publikuar nga Gresë J. Krasniqi/Facebook

Gjykimi i krerëve të UÇK-së nisi pas më shumë se dy vjet e gjysmë prej kohës kur ata janë arrestuar.

Prokurorët e Speciales sot lexuan disa prej akuzave, të bëra për katër krerët e UÇK-së si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Në pjesën e parë u shpalosën dëshmi që, sipas tyre, tregojnë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka vepruar i organizuar, ka pasur kompetenca ekzekutive dhe se në strukturat e UÇK-së ka pasur përgjegjësi, sipas hierarkisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera