Lajme

Dita për ndërgjegjësimin ndaj keqtrajtimit të të moshuarve

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 15 June 2017

Sot shënohet Dita botërore për ndërgjegjësimin kundër keqtrajtimit të të moshuarve.

Ngjashëm me llojet e tjera të dhunës, maltretimi i të moshuarve përbënë keqpërdorim fizik, seksual dhe psikik po ashtu edhe lënie pas dore. Por, personat më të moshuar janë të ndjeshëm edhe në keqpërdorimin ekonomik, ndaj se të tjerët në mënyrë jo adekuate i shfrytëzojnë mjetet e tyre.

Informacionet për shkallën e keqpërdorimit të personave të moshuar janë të pakta. Studimet e pakta që janë bërë popullatës tregojnë se ndërmjet 4% dhe 6% nga personat e moshuar kanë mbijetuar një lloj forme të keqpërdorimit në shtëpi.

-Advertisement-

Personat e moshuar janë në rrezik të lënies pas dore po ashtu edhe në institucione siç janë spitalet, shtëpi të pleqve dhe organizata tjera për kujdes afatgjate. P.sh., në një analizë të Kombeve të bashkuara, 36% nga personeli në shtëpitë e pleqve kanë paraqitur se kanë qenë dëshmitarë të një incidenti të keqpërdorimit fizik ndaj një pacienti më të vjetër në vitin e kaluar, 10% pranuan se vetë ato kanë kryer më së paku një akt të maltretimit fizik, kurse 40% kanë thënë se kanë pasur pacientë me maltretime psikike.

Shënimi i kësaj dite është një moment i rëndësishëm për të ngritur nevojën dhe sensibilizuar për kontributet e rëndësishëm që të moshuarit japin për botën tonë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e moshës dhe sfidat e vazhdueshme më të cilët përballen njerëzit e moshuar, duke njohur edhe faktin se trendi i plakjes është në rritje në shumicën e vendeve të botës dhe gjithashtu edhe në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera