Dita e të Pagjeturve, Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre

Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 27 April 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për Kosovën.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Dita e të Pagjeturëve shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë.
“Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për Kosovën. Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë ku brenda ditës u martirizuan qindra vëllezër e motra tona, vetëm pse ishin shqiptarë.
Nuk rreshtim së kërkuari dhe së kujtuari. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies së tyre.
“Gjithashtu sot, në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve të mi, Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, nderojmë kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare, Dëshmorët e Martirët që ia fali lirisë.
Prejlepi ishte në vijën e parë të frontit dhe bëri rezistencën më të mirë që e meritonte agresori.
Sot gjithashtu, kujtojmë bashkëluftëtarët Bekim Thaçi, Fetah Sylejmani, Isuf Dinaj, Muhamet Bardheci, Mustafë Avdullahu, Pëllumb Ademaj, Rexhep Hajdaraj, Shkelzen Brahimaj dhe Xhavit Fetahaj të rënë në betejat e fundit të prillit anekënd Dukagjinit.
Sot e përjetë, përkulje në nderim të sakrificës së Martirëve dhe Dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj.
TĂ« tjera
-
Avokati i Popullit: Kodi Civil të sigurojë të drejtat e barabarta për personat e sekseve të njëjta
Marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta duhet të njihen dhe të...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuve...
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarĂ« i ka ndodhur kryetarit tĂ« KOK-ut nĂ« Japoni Â
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...
-
Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital
Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej ty...