Sport

Dita e shortit për Europa League, kompletohen 16 skuadrat pjesëmarrëse

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 24 February 2023

Ditën e sotme në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/16-tave në Europa League. Pjesë e shortit tashmë do të jenë skuadrat të cilat e mbyllën në vendin e parë fazën e grupeve dhe këtu përfshihen klube si Arsenal, Betis, Real Sociedad, Feyenoord, Freiburg, Ferencvaros, Royale Union si dhe Fenerbahce.

Nga ana tjetër, janë skuadrat të cilat u kualifikuan nga raundi play-off teksa bëhet fjalë për klube me shumë histori në Europë si Manchester United, Juventus, Sevilla, Roma, Bayer Leverkusen, Shakhtar Donetsk si dhe Sportingu Lisbonës.

Ndaj, pritet që përballjet të jenë nga më interesantet ndërsa vlen të theksohet se në këtë raund nuk mund të ketë përballje mes skuadrave që vijnë nga i njëjti vend teksa ndeshjet e para janë programuar të luhen më datë 9 mars dhe ato të kthimit pas një jave më datë 16 mars.

-Advertisement-

Skuadrat fituese të Grupeve:

Arsenal (ENG)
Betis (ESP)
Fenerbahçe (TUR)
Ferencváros (HUN)
Feyenoord (NED)
Freiburg (GER)
Real Sociedad (ESP)
Union Saint-Gilloise (BEL)

Skuadrat e kualifikuara nga raundi Play-Off:

Juventus (ITA)
Leverkusen (GER)
Man United (ENG)
Roma (ITA)
Sevilla (ESP)
Shakhtar (UKR)
Sporting CP (POR)
Union Berlin (GER)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera