Dita e dhjetë e pushtimit rus ngjall frikën e vdekjeve të civilëve ukrainas
Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 05 March 2022
Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se forcat pushtuese ruse po luftojnë për të rrethuar kryeqytetin, Kiev, dhe qytetin e dytë të rrethuar të Harkivit, derisa diplomatët perëndimorë kërkojnë masa për të frenuar konfliktin dhe paralajmërojnë se civilët ka të ngjarë të përballen me sulme më intensive.
Rusia dhe Ukraina kanë konfirmuar se janë pajtuar për armëpushimin e përkohshëm në dy qytete.
Autoritetet ukrainase thanë se po punojnë për detajet e evakuimit të qytetarëve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi në një video-mesazh të postuar herët më 5 mars se ai dhe zyrtarët e lartë mbeten në Kiev, duke shtuar “ne vazhdojmë të luftojmë. Do të mbrojmë shtetin tonë. Do të çlirojmë tokën tonë”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha në Bruksel se situata në Ukrainë “ka gjasa të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”.
Ushtria ukrainase tha në një raport më 5 mars, në ditën e 10-të të pushtimit, se forcat ruse po përdorin mbështetje ajrore dhe armë shumë precize në sulmin e tyre.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s që u mblodhën një ditë më parë hodhën poshtë thirrjet, përfshirë nga Kievi, për Perëndimin për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë për të vendosur ushtrinë dhe mbrojtjen e saj civile në një pozicion më të barabartë me forcat ruse.
Zelenskiy tha më 4 mars duke thënë se refuzimi i NATO-s për të futur një zonë ndalim-fluturimi tregon “dobësi” dhe mungesë uniteti.
“Të gjithë njerëzit që vdesin nga kjo ditë e tutje do të vdesin gjithashtu për shkakun tuaj, për shkak të dobësisë suaj, për shkak të mungesës suaj të unitetit”, tha ai.
“Aleanca i ka dhënë dritën jeshile bombardimeve të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi”, tha Zelensky.
Komanda ukrainase tha se Kievi vazhdon të luftojë kundër “ofensivës armike”.
Dhjetëra mijëra banorë u grumbulluan në stacionin kryesor të trenit të Kievit, derisa kryesisht gra dhe fëmijë përpiqeshin të largoheshin nga kërcënimi i rrethimit dhe bombardimeve.
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore besojnë se Rusia është e gatshme të përpiqet të “bombardojë qytetet për t’i pushtuar”, raporton CNN.
Qyteti kryesor bregdetar jugor i Mariupolit thuhet se mbetet i rrethuar, me ujin dhe energjinë e ndërprerë si pasojë e sulmeve.
OKB-ja ka vlerësuar të paktën 331 vdekje të civilëve. Autoritetet ukrainase thonë se të paktën 2000 civilë kanë vdekur.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha se më shumë se 1.2 milionë njerëz ishin larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 24 shkurt.
Më shumë se gjysma e atyre refugjatëve kanë shkuar në Poloni.
Në Rusi, autoritetet kanë intensifikuar goditjen e tyre ndaj mediave vendase dhe ndërkombëtare.
Moska ka thënë se një raund i tretë i bisedimeve për armëpushimin me zyrtarët ukrainas është planifikuar këtë fundjavë, por nuk është konfirmuar koha apo vendi.
CNN citoi burime që thanë se Zelenskiy ishte planifikuar të zhvillonte një takim online me senatorët amerikanë më 5 mars./REL
Të tjera
-
Shënohet Dita Botërore e Fëmijëve, Kurti: Fëmijët janë themelet e jetës
Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takim...
-
Borë, ngrica dhe rënie temperaturash – Gjermania përfshihet nga stuhia dimërore
Shi, stuhi dhe madje edhe borë. Plus një rënie e ndjeshme e temperaturës. Gje...
-
I mituri thẹr me thịkë një bashkëmoshatar në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se pa...
-
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrạu shokun e klasës
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur gjithë opinionin shqiptar. ...
-
Kontrabandë me kafshë në veri, KFOR-i i gjen katër automjete që dyshohet të jenë futur nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë, shkru...
-
Graçanicë: Gjendet një mjet i pashpërthyer në oborrin e fabrikës së një personi
Një burrë në Lepinë të Graçanicës ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashp...
-
Numri i lindjeve dhe vdekjeve në Kosovë gjatë muajit shtator
Në muajin shtator të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 370 lindje (brenda ...
-
Dyshohet se një vajzë është dhụnụar nga një person i panjohur në Gjakovë, rasti po hetohet
Një grua ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një person i panjohur....
-
Arrestohet shtetasi turk në Pejë, dyshohet se rrạhu nënën
Të hënën në Pejë është arrestuar një shtetas turk i cili dyshohet se e ka rra...
-
Policia konfiskon ạrmë të shumta në dy raste të ndara në veri të vendit
Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë një numër të madh armësh d...
-
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse...
-
“Prapë ky Peci po gënjen, ndalu more” – Pacolli thotë Fatoni shkoi në zyrën e tij duke e fyer LDK-në
Vazhdon përballja Behgjet Pacolli-Faton Peci. Kreu i AKR-së ka thënë se minis...