Sport

Distria Krasniqi në finale

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 26 April 2018

Distria Krasniqi ka shënuar edhe fitoren e katërt në garat që po mbahen në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit.

Xhudistja jonë ka siguruar me këtë rast një biletë për në finalen e madhe teksa ka mposhtur turken Irem Korkmaz duke e eliminuar pas tri ndëshkimeve.

Tash kosovarja ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë.

-Advertisement-

Pejania në finale do të takohet me xhudisten ruse, Natalia Kuziutina, e cila në këtë fazë ka triumfuar kundër Evelyne Tschopp.

Në anën tjetër edhe Nora Gjakova është një hap pranë finales, ku do të ballafaqohet me Telma Monteron. 

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy