Sport

Distria Krasniqi e para e botës në xhudo për vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 22 December 2020

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të zë vendin e parë në ranglistën botërore për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Kategoria e 48 kilogramëve tashmë ka një kampione tjetër, kosovaren Krasniqi.

-Advertisement-

Distria pati paraqitje mjaft të mirë në garat e fundit të mbajtura në Budapest, kurse betejave do t’u rikthehet në janarin e vitit të ardhshëm.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kukës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera