Lajme

Distancohet edhe veterani Asllan Bajrami, ia ndalon RTK-së t’ia transmetojë dokumentarët e kronikat nën udhëheqjen aktuale

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 24 July 2024

Veterani i gazetarisë kosovare, Asllan Bajrami, si ish-punonjës i Radio Televizionit të Kosovës publikisht është distancuar nga zhvillimet e fundit në transmetuesin publik që lidhen me publikimin e një artikulli nga një medium boshnjak ku atakohen mediat e Kosovës.

Bajrami ka shkruar se solidarizohet me gazetarët e RTK-së të cilët janë distancuar nga një lajm i tillë “i porositur” me qëllim të denigrimit të medias në Kosovë.

Asllan Bajrami ka thënë se ndalon transmetimin e dokumentarëve dhe mijëra kronikave të realizuara personalisht, derisa në krye të RTK-së do të jenë në detyrë Bordi dhe Menaxhmenti aktual.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

DISTANCIM

Si ish-punonjës i RTK-së, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Transmetuesin Publik, solidarizohem me kolegët gazetarë të cilët u distancuan nga lajmi i pafaktuar dhe i porositur me qëllim denigrimin e medias në Kosovë.

Deklaroj publikisht që përderisa në krye të RTK–si të jetë në detyrë Bordi dhe Menaxmenti aktual, nuk lejoj të transmetohet në ekranin e RTK-së asnjë nga dokumentarët e mi si dhe materiale e kronika të tjera të arkivuara në këtë transmetues publik. Në të kundërt do të ndjek rrugën ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera