Lifestyle

Disponimi varet edhe nga parfumi

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 19 Janar 2018

Aromat e ndryshme mund të kenë efekte që zgjasin në disponimin dhe mirëqenien tuaj. Mësoni se cilat aroma ju konvenojnë më shumë.

Shqisa e të nuhaturit mund të risjellë kujtime dhe të krijojë të reja. Parfumi i vërtetë nuk rrit vetëm vetëbesimin e njerëzve, por ndryshon edhe disponimin në tërësi.

Por, cilën aromë duhet ta përdorni në raste të ndryshme?

-Advertisement-

Kundër padisponimit: kur ndiheni të palumtur ose pak depresiv, përdorni parfumin me aromë të fortë të citrusit i cili menjëherë do t’jua rrisë moralin.

Për optimizëm: Disponimin tuaj do ta përmirësonte edhe më shumë aroma e bimëve fushore. Parfumi duhet të jetë i freskët dhe shumë subtil.

Kundër vetëpërmbajtjes: Spërkateni veten me parfum nga esenca e luleve verore. Kini kujdes, aroma nuk duhet të jetë e fortë.

Për joshje: Nëse jeni në disponim për të joshur pak, misku dhe vanilja do të ndihmojnë të rrisin disponimit e çdokujt që ju merr erë. Ato janë afrodiziakë të njohur dhe përmirësojnë libidon.

Kundër nervozes: Përdorni parfume siç janë aromat e ëmbla të livandës dhe kamomilit. Ato rinojnë shqisat dhe ju bëjnë më të qetë gjatë tërë ditës.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy