Lajme

Diskutohet për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 11 December 2019

Sot mbahet tryezë diskutimi nga GLPS dhe ÇOHU “reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë: drejtësia 2020 dhe procesi i rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë”.

Kjo tryez organizohet në “Javën Kundër Korrupsionit 2019”.

Tryeza në fokus do të ketë diskutimin mbi reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe sfidat e deritanishme me të cilat sistemi gjyqësor dhe prokurorial është ballafaquar vazhdimisht. Një theks i veçantë do vihet mbi reformat e numërta të ndërmarra gjatë viteve të fundit, përshfirë procesin e rishikimit funksional dhe iniciativën e fundit të Ministrisë së Drejtësisë – Drejtësia 2020.

-Advertisement-

Ndër të tjera, panelistët do kenë mundësinë të diskutojnë edhe mbi prioritetet legjislative për qeverinë e ardhshme si dhe proceset e rëndësishme të integritetit, siç është vetingu në sistemin e drejtësisë.

Pjesë e panelit do të jenë përfaqësues të institucioneve kompetente, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësues nga partitë kryesore politike në vend, shoqërisë civile, ekspert të fushës dhe komunitetit ndërkombëtar.image.png

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera