Lajme

Diskutohet për rastet e dhunës nё familje dhe nёpёr shkolla

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 30 March 2022

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione të mërkurën do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë diskutim për rastet e dhunës nё familje. Për këtë të ftuar për diskutim janë: Koordinatorja Nacionale pёr Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, znj. Nita Shala, Ministrja e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, znj. Arbёrie Nagavci, dhe Ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveqla.

Po ashtu do të ketë diskutime edhe për rastet e dhunёs nёpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera