Diskutohet për programin e përkrahjes financiare nga Bashkimi Evropian
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 28 April 2022
Sot u mbajt takimi kryesor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe delegacionit të nivelit të lartë nga Komisioni Evropian, në kuadër të misionit për programimin e IPA 2023 dhe hapat e parë rreth investimeve nga WBIF.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në takim u prezantuan projektet e përgatitura nga ana e institucioneve vendore, të cilat do të financohen përmes IPA 2023.
“Këto projekte do të përfshihen në IPA 2023 dhe do t’i përkasin fushave dhe sektorëve të ndryshëm si sundimi i ligjit, punësimi, administrata publike, digjitalizimi i qeverisjes, mbrojtja e mjedisit përmes ndërtimit të deponisë për mbetjet e rrezikshme dhe projektit NATURA 2000, investimet në infrastrukturë për rrjetin e transmisionit elektrik dhe energjinë e ripërtëritshme, arsimi me theks në digjitalizim, edukimin në fëmijërinë e hershme, projekti për ndërtimin e sallës koncertale dhe punësimi përmes skemës për garanci të të rinjve në VET (sistemin dual shkollor)”.
“KE përshëndeti përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të prezantuar projekte të ndërlidhura me prioritetet e Integrimit Evropian, me tranzicionin Energjetik dhe Mjedisor, në përputhje me dokumentet strategjike të BE-së për rajonin si dhe projekte relevante për vitin 2023 e tutje”, thuhet në njoftim.
Takimi u shfrytëzua edhe për informimin rreth mundësive për përfitim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) duke përfshirë garancitë bankare dhe zhvillimin e sektorit privat dhe koordinimin e veprimeve në nivel bilateral mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...