Lajme

Diskutohet për dialogun dhe mundësitë për marrëveshje finale

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 03 March 2022

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon sot tryezën e diskutimit me temë: “Dialogu nën qeverinë Kurti: E ardhmja e procesit, Sfidat dhe mundësitë për një marrëveshje finale” .

Tryeza ka për qëllim të vë në diskutim zhvillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2021 nën drejtimin e Qeverisë Kurti II, propozimet e bëra gjatë procesit, si dhe dekonstruktimin e vazhdimit të tij nën prizmin e zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare.

Në fillim të diskutimit GLPS do të prezantoj një qëndrim dhe platformë të shkurtër, i cili argumenton nën përspektivën e GLPS-së, pozicionin që duhet ta mbajë Kosova në dialog. Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah se cilat janë përfitimet, mangësitë, sfidat dhe pritjet nga dialogu.

-Advertisement-

Panelistët e ftuar janë: Besnik BISLIMI zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Kosovës, Belul BEQAJ – Politolog dhe njohës i procesit të dialogut dhe Arbëresha Loxha- STUBLLA – Drejtore Ekzekutive e GLPS-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera