Diskriminuese ndarja e miliona eurove për energji në katër komunat veriore
Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 14 April 2018
Ndarja e mjeteve nga Qeveria e Kosovës për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore të Kosovës, Avokati i Popullit Hilimi Jashari po e konsideron diskriminues dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 1 milion euro për KOSTT-in që t’i mbulojë shpenzimet për furnizim me energji elektrike në komunat veriore të Kosovës.
Për këtë ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se deri në fund të vitit do të ndahen 10 deri 12 milionë euro.
“Është e padrejtë dhe përbën një diskriminim, kur qytetarët tjerë paguajnë fatura në emër të tjerëve, mirëpo edhe kjo situatë që ndodhë tani në fakt janë para të taksapaguesve të qytetarëve, të cilat iu dedikohen humbjeve në veri për shkak të mos pagesës nga qytetarët në veri. Po, (është shkelje e të drejtave të njeriut shkelje e të drejtave të njeriut)”, ka thënë Jashari për në një intervistë për KosovaPress.
Ai ka shtuar se do t’i fillojnë procedurat gjyqësore edhe për këtë vendim të ri të Qeverisë, sikur më parë për pezullimin e praktikave të faturimit në vlerën prej 4.5 përqind në secilën faturë të qytetarëve të inkasuar në mënyrë të pa drejtë.
Avokati Jashari thotë se duhet sa më parë të shqyrtohet padia nga Gjykata e ngritur nga Institucioni i Avokatit të Popullit ndaj ZRRE-së për kompensimin e qytetarëve në përpjesëtim me shumën e mjeteve që është inkasuar në mënyrën e padrejtë dhe të paligjshme.
“Mbetet shqyrtimi që do të duhet të organizohet në Gjykata, edhe ne si Institucion i Avokatit do të ngrisim kërkesat për t’u kompensuar qytetarët në përpjesëtim me shumën e mjeteve që është inkasuar në mënyrën e pa drejtë dhe të pa ligjshme, ashtu qysh e kemi vlerësuar edhe në raportin tonë të veçantë për këtë çështje. Është dërguar padia, dhe ne presim tanimë që do duhej të mbahet nga Gjykata”, ka thënë ai.
Ndërsa, kohë më parë Gjykata kishte vendosur me një kërkesë për masë të përkohshme në favor të qytetarëve më të cilin suspendohet ose të pezullohet praktika e faturimit në vlerën prej 4.5 përqnd në secilën faturë të qytetarëve.
Po ashtu Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që sa më parë ta ndryshoj ligjin e pensionit kontributpagues për kategorinë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë punuar para vitit 1999 dhe nuk e kanë arritur kohën e stazhit pensional prej 15 viteve, pa fajin e tyre për shkak të largimit diskriminues nga puna, në kohën e masave të dhunshme të vendosura në Kosovë.
Ai thotë se kanë kërkuar që të shfuqizohet ligji, sepse kriteri prej 15 vjet përbën diskriminim të kësaj kategorie të qytetarëve.
“Ne kemi konsideruar që një kufi ndarës i tillë…,në fazën e deritanishme përbënë një shkelje, sepse shumica prej tyre nuk arrin me përmbushur këtë kusht 15 vjet përvojë pune, të dëshmuar, dhe konsiderojmë se diskriminohen nga pjesa e kategorisë tjetër… Andaj, mendojmë se po bëhet diskriminim të kësaj kategorie, mbi të cilët pa të drejtë janë larguar nga sistemi i atëhershëm për shkak të masave të dhunshme.
Jashari thotë se në rekomandim është përshkruar edhe një alternativë, që ky kusht për stazh të paktën të jetë 10 vjet jo 15.
Ndryshe, qeveria punonjësve të arsimit u ka njohur stazhin e punës prej periudhës 1990 deri 1999.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...