Lajme

Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Lajçak pas takimit me Kamberin: Të drejtat e njeriut dhe të pakicave thelbësore për integrim

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 05 April 2024

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel, deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Lajçak tha se me Kamberin kanë diskutuar për gjëra të dobishme, përfshirë edhe për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Këto çështje sipas Lajçak janë kyçe në procesin e integrimit evropian.

-Advertisement-

“Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje thelbësore në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën “X”. /Express/

Në ndëkohë, Kamberi tha se me Lajçakun kanë folur për diskriminim e shqiptarëve në Serbi, pasivizimin e adresave, si dhe për çështjen e mosnjohjes së diplomave të Kosovës, raporton Gazeta Express.“Pata një takim produktiv me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, ku diskutuam çështjet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që nga mosintegrimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi”.

Kamberi shkroi se rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjithë rajonin, përfshirë edhe Serbinë.

“Rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera