Lifestyle

Disa mënyra për të përmirësuar jetën seksuale pas ardhjes në jetë të fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 11 June 2019

Prindërimi sjell shumë kënaqësi në jetën e një gruaje, por për të qenë realistë duhet të pranojmë se ka ndikim negativ në jetën seksuale.

6 mënyra për ta përmirësuar jetën seksuale pas lindjes së fëmijëve

Koha

-Advertisement-

Një jetë seksuale e shëndetshme kërkon kohë. Ndoshta tani po mendoni se e keni kohën shumë të zënë, me shumë detyrime, por nëse doni një jetë të mirë seksuale duhet të gjeni kohë për ta bërë atë prioritet.

Gjumi

Ju keni nevojë për gjumë për t’u ndjerë njeri. Dhe nëse nuk ndiheni si një qenie njerëzore, nuk keni për të pasur një jetë të mirë seksuale. Një studim i vitit 2015 zbuloi se një orë më shumë gjumë përmirëson me 14% jetën seksuale të grave.

Kërkoni ndihmë

Ju keni shumë detyrime, të kujdeseni për fëmijët, t’i ushqeni, t’i çoni në kopsht, çerdhe, shkollë, të përgatisni ushqimin, të lani rrobat, të pastroni shtëpinë etj. Që të gjitha këto mos t’ju “mbysin”, kërkoni ndihmë në mënyrë që të keni kohë dhe të jeni të relaksuar për aspekte të tjera të jetës suaj.

Qëndrimi

Nëse doni një jetë seksuale të shëndetshme e të lumtur, duhet të keni qasjen e duhur ndaj saj. Të mos e shikoni si një detyrim, por të jeni të entuziazmuar e ta konsideroni si një gjë pozitive. Së pari bëjeni prioritet dhe bëhuni fleksibël mes detyrës si prind dhe aspektit seksual të jetës.

Lodrat e seksit

Lodrat e ndryshme të seksit mund t’i japin një tjetër dimension marrëdhënies suaj dhe t’ju nxisin për të eksploruar.

Sensi i humorit

Nënat janë të lodhura, por nëse i dedikoheni pak më shumë marrëdhënieve seksuale, jeta juaj do të përmirësohet, marrëdhënia juaj do të forcohet. Merrini gjërat pozitivisht dhe tregoni një sens të mirë humori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera