Lajme

“Disa gjëra ndonëse të padëshirueshme duhet t’i pranojmë sepse janë compromise” – Kryeziu për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 25 June 2024

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi ka thënë se këto takime ndonëse janë të padëshirueshme janë të detyrueshme.

Në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Kryeziu duke iu referuar Asociacionit ka thënë se disa gjëra ndonëse janë të padëshirueshme duhet të përfundohen pasi ka kompromise  duke shtuar se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk është tradhti kombëtare.

Sipas Kryeziut, gabimi është që liderët politikë në Kosovë kauzat kombëtare i bëjnë kauza elektorale.

-Advertisement-

“Këto takime janë të detyrueshme, Kurti duhet ta dijë se disa çështje janë të padëshirueshme për neve por duhet ti përfundojmë se janë kompromise, nuk janë tradhëti kombëtare, nuk janë situata që do prodhojnë dicka tjetër, jo vetëm Kurti por gjithë liderët politikë në Kosovë kauzat kombëtare i bëjnë kauza elektorale”, ka deklaruar Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera