Sport

Disa fakte interesante që nuk i keni ditur rreth Anthony Joshuas (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 03 May 2017

Anthony Joshua zhvilloi një përballje fantastike ndaj legjendës Wladimir Klitschko duke fituar përballjen për peshat e rënda.

Boksieri 27-vjeçar në fakt është një personazh që po bën bujë në Angli dhe për jetën e tij jashtë ringut. Besojeni ose jo, por ai është një sportist shumë human.

Kur ishte adoleshent, ai rrihej në rrugët e qytetit të tij të lindjes, Watford. Një herë përfundoi prapa hekurave dhe dy herë shpëtoi nga burgosja për një kohë të gjatë.

-Advertisement-

Tashmë gjërat kanë ndryshuar në jetën e tij, dhe faktet mund t’i zbuloni më poshtë.

1. I dhuroi një makinë të re trajnerit, përkatësisht një BMW që kushton 60 mijë funte

2. Jeton në një shtëpi shumë të thjeshtë me nënën

3. Personi më të rëndësishëm në jetë e ka nënën, Yeta Odusanya

4. Ai është shumë i dhënë pas ekipit dhe gjithmonë i falënderon si në këtë foto pas ndeshjes me Klitschkon.

5. Nuk feston pas triumfeve. Nuk e bëri këtë gjë as pas suksesit ndaj Klitschkos (nuk shkoi në party siç do bënin shumë kolegë)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera