Lifestyle

Disa arsye pse duhet të blini më shpesh dhe nga pak ushqime

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 18 August 2017

Kohët po ndryshojnë, e bashkë me të edhe mundësitë e shprehitë e reja të furnizimeve me ushqime.

Nëse e keni vërejtur që sa herë kur bëni furnizime mujore të ushqimit ju përfundoni duke blerë shumë gjëra që nuk ju duhen dhe me këtë e rrisni faturën tuaj, është koha që ta ndërroni strategjinë dhe të blini më shpesh dhe më freskët, sa më afër shtëpisë.

Disa prej arsyeve dhe përfitimeve kryesore që vijnë nga blerjet në marketet afër shtëpisë suaj janë të listuara më poshtë, dhe arsyeja kryesore pse duhet të jeni të informuar për këto pika është se ju përveç se do të kurseni paratë tuaja, ju gjithashtu do të hani më shëndetshëm dhe do të blini vetëm gjërat që juve ju duhen, pa krijuar rezerva të ushqimeve që ua zënë hapësirën dhe e humbin freskinë.

-Advertisement-

Kurseni paratë, kohën dhe karburantet

Në raste të rralla, ju mund të shpenzoni disa centë më së shumti duke blerë një produkt të caktuar në një zinxhirë të marketeve afër shtëpisë tuaj, por ju e kurseni kohën dhe kostot e karburantit që dalin prej transportit dhe kolonave të mëdha me vetura që duhet kaluar për të arritur tek një supermarket.

Kurseni duke blerë vetëm gjërat që ju duhen

Ndërsa ju kurseni edhe duke blerë vetëm gjërat që ju duhen dhe jo produkte të tjera për të cilat nuk keni nevojë të menjëhershme, por lakmoni dhe ju pëlqejnë kur i shihni në raft (bëni blerje impulsive).

Marina Queirola, menaxhere e ushqimit në Evergreen Brickworks, thotë se arsyeja pse njerëzit kanë filluar gjithnjë e më shumë të blejnë në dyqanet afër shtëpisë së tyre, përveç kursimit të kohës dhe karburanteve të tyre është edhe freskia e produkteve në dyqanet më të vogla, sepse në shumicën e rasteve, në markete të mëdha, për shkak të sasisë së madhe të importit dhe depos, produktet zakonisht rrinë më gjatë dhe janë më pak të freskëta sesa të tjerat që ne i kemi më afër vetes.

Ju jeni duke mbështetur lagjen tuaj

Sipas Queirola, një nga përfitimet më të mëdha të dyqaneve të lagjes është mundësia që ato ofrojnë për sipërmarrësit lokal.

Një vend me më shumë prodhues gjithashtu rritë konkurrencën dhe cilësinë.

Sipërmarrësit lokal e ndërtojnë dhe diversifikojnë ekonominë. Për më shumë, dyqanet e lagjes kanë edhe sensin më të madh të përgjegjësisë ndaj komunitetit ku shërbejnë dhe mundohen ta kthejnë atë me investime në atë lagje apo komunitet – duke e zbukuruar lagjen apo rregulluar kopshtin përpara, ndriçimin, sigurinë me kamera apo persona fizikë, parkingun apo duke bërë donacione direkte për komunitetin lokal.

Ju mund të bëni kërkesa dhe të jepni vlerësimet tuaja

Nëse nuk jeni të kënaqur me diçka që keni blerë, ose jeni duke kërkuar për një lloj tjetër të djathit, domate që janë pak më të mëdha, më të lëngshme ose edhe më të gjelbërta, mund ta kërkoni një gjë të tillë. Sidomos nëse jeni blerës të rregullt, marketet e lagjes do të ju njohin më mirë dhe shpesh do të jenë të lumtur të plotësojnë kërkesat tuaja të veçanta.

Produktet kanë më shumë vlera ushqyese

Në marketet e vogla vetë-shërbyese të lagjes, produktet shiten më shpejtë dhe në baza ditore, pa nevojën e qëndrimit të gjatë në rafte, ndërsa pemët dhe perimet sidomos janë më të shëndosha, sepse nuk janë të menduara të rrinë gjatë në market. E dihet që prodhimet e freskëta nga fermat lokale të cilat shiten në dyqanet afër shtëpisë ofrojnë antioksidantë dhe fytonutrientë shtesë.

Kuptoni më shumë për produktet që i konsumoni

Blerja e ushqimeve në një dyqan të lagjes shpeshherë do të thotë që ju mund të pyesni shitësin për prodhuesit, se ku dhe si janë bërë ushqimet që ju po i blini si dhe mënyrën se si janë bërë ato. Ndërsa, përvoja që e merrni nga dyqani është e njëjtë sikurse në supermarkete, veçse këtu jeni të njohur për shitësin dhe ata kanë interes për t’i dëgjuar të gjitha sugjerimet tuaja, në mënyrë që ju të jeni blerës besnikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera