Lajme

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 kadetë

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 24 January 2025

Ka diplomuar sot gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 policë të rinj përmes një ceremonie.

79 prej këtyre kadetëve janë nga komuniteti serb në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Policia e Kosovës është një nga shtyllat kryesore të shtetit duke garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë.

-Advertisement-

Në ceremoninë e diplomimit, Osmani u shpreh se “krenaria sot është jashtëzakonshme sepse atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë që do t’i dalin zot atdheut tonë”.

Ajo tha se Policia e Kosovës është mburoja e paqes dhe lirisë.

Sipas Kosovapress, Osmani potencoi se policët janë shtylla e parë e rendit dhe garantuesja e lirisë së secilit qytetar pavarësisht etnisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera