Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së
Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 03 July 2026
Lot gëzimi, përqafime dhe duartrokitje e shoqëruan ceremoninë e diplomimit të dymbëdhjetë kadetëve të gjeneratës 2026 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në tribunë, shumë familjarë u panë me lot në sy nga krenaria teksa shihnin fëmijët e tyre të merrnin diplomat dhe të nisnin rrugëtimin si oficerë të rinj të FSK-së.
Pas ceremonisë, emocionet u ndanë mes kadetëve dhe prindërve të tyre, të cilët e përshkruan këtë ditë si kurorëzim të viteve të përkushtimit dhe sakrificës, por edhe si fillimin e një përgjegjësie të re në shërbim të Kosovës.
Mes duartrokitjeve të gjata, emri i Dardan Sylës u thirr edhe një herë, kësaj radhe si kadeti më i dalluar i gjeneratës 2026. Përveç diplomës, ai mori edhe vlerësimin më të lartë të gjeneratës, një moment që u shoqërua me emocione të forta si për të, ashtu edhe për familjen e tij.
“Mendoj që rruga jonë nuk është e krahasueshme me atë që kanë bërë të kaluarit tanë, të parët tanë. Edhe historia jonë, e kaluara jonë e lavdishme, na ka ndihmuar që me u mbush frymëzim edhe më tepër ku jemi sot. Andaj pas katër vite plot sfidë, në këtë ditë ceremonisë ndihemi plot krenarë edhe plot nder, edhe normalisht që me këtë veshje ndihemi një përgjegjësi më të madhe për të ardhmen tonë”, tha Syla
E emocionet ishin edhe më të mëdha për babanë e tij, Safet Sylën, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili e ndoqi me krenari momentin kur djali i tij u shpall më i dalluari i gjeneratës.
Ai për KosovaPress tha se kjo nuk ishte vetëm një ditë feste për familjen e tij, por edhe një kujtim i amanetit të dëshmorëve për ndërtimin e një ushtrie profesionale.
“Emocione të shumta janë sot. Megjithatë është një ndjenjë për mua edhe përgjegjësie, sepse amanet kemi nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit t’i mbajmë edhe bashkëluftëtarët e mi, që Kosova të ketë një ushtri profesionale, moderne, e gatshme që t’i kryejë detyrat ashtu siç kërkohet. Megjithatë për mua, sot edhe për të gjithë prindërit e tjerë është ditë e veçantë sepse po diplomon një gjeneratë, gjenerata 2026, dhe në mesin e kësaj gjenerate Dardanin e kisha, i cili u shpall si kadeti i vitit, kadeti i gjeneratës realisht. Më ka bërë të ndihem hala më shumë krenar”, tha Syla.
Me emocione të ngjashme foli edhe kadeti Jahir Fazliu, i cili tha se dita e diplomimit është shpërblimi i katër viteve plot sfida.
“Është një ndjenjë shumë e veçantë, është ndjenjë krenarie. Janë emocione të papërshkrueshme që kemi sot, edhe mezi po presim me dalë në detyra të reja edhe me i shërby vendit. Kuptohet shumë mirë që motivi dhe arsyeja kryesore është gjaku i dëshmorëve edhe lufta që kemi pas, edhe po ashtu prindërit e familja. Rruga nuk ka qenë edhe e lehtë, po duke marrë parasysh krejt këto çfarë i përmenda, motivi ka qenë shumë i lartë edhe ja kemi dalë”, u shpreh Fazliu.
Në përfundim të ceremonisë, shumë kadetë u panë duke përqafuar familjarët e tyre, ndërsa Bafti Nazifi mbante në duar flamurin e UÇK-së, simbol që, sipas tij, e kishte frymëzuar përgjatë gjithë rrugëtimit drejt uniformës së FSK-së.
“Njëra prej ndjenjave më të mëdha është ndjenja e krenarisë, kam përzierje të emocioneve krenari e gëzim dhe jam shumë i lumtur që jam në gjendje një force e cila për ne është diçka një prej motiveve më të mëdha që ka bërë të i bashkohem në Akademinë e Mbrojtjes.. Gjithsesi ka qenë ëndërr e kamotshme e imja, edhe kuptohet gjaku i dëshmorëve i atyre që na ka pru lirinë na ka pru mundësinë që na me pas mundësinë gjithashtu me u bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Familja ime e ngushtë, prindërit e mi shokët e mi edhe normal dëshira e madhe për me i shërbyer këtij vendit dhe flamurit deri në vdekje”, tha ai.
Ndërkaq me betimin për t’i shërbyer Republikës së Kosovës 12 kadetë të gjeneratës 2026, në mesin e të cilëve vetëm një vajzë, u diplomuan sot si oficerë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...


































