Diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 01 December 2017
Në kazermën ushtarake “Goce Dollçev” të Shkupit është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj nga Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.
Nga FSK-ja diplomuan dy kadetë (një nga radhët e komuniteti serb e tjetri nga ai boshnjak) si dhe dhanë betimin edhe dy kadetë të rinj, po nga radhët e komuniteteve.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, komandanti i Akademisë Ushtarake kolonel Orce Popovski, familjarë të kadetëve, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, të Ministrisë për FSK-në, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Azemina Qullum-shefe e Zyrës për Komunitete, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.
Në emër të Ministrisë për FSK-në, Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete e cila ndër të tjera tha “Jam e privilegjuar që në emër të ministrit Rrustem Berisha dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës të ju përshëndes, në këtë ngjarje me rëndësi me rastin e diplomimit me sukses kadetëve të rinj”.
Ajo, gjithashtu ka përshëndetur edhe stafin e Akademisë së Mbrojtjes, për kontributin e dhënë në shkollimin e kadetëve të rinj.
“Kjo është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm të dyja ministrive tona për ndërtimin e paqes dhe qetësisë në rajon”.
Duke iu drejtuar kadetëve të diplomuar të FSK-së, ajo tha: “Kadetë të diplomuar, gjatë shkollimit tuaj ju keni treguar sukses, dhe keni dhënë një zotim të madh dhe përkushtim profesional për t’u bërë oficerë të përgatitur mirë. Këtë e keni arritur dhe unë ju përgëzoj!”
Ndërsa, në Ambasadën e Kosovës në Shkup, në prani të konsullit të Republikës së Kosovës, Agim Krasniqi, gjeneralit Enver Cikaqit, zyrtares së MFSK-së, znj. Azemina Qullum e të oficerëve të lartë të FSK-së dhe të Akademisë së Maqedonisë, dhanë betimin dy kadetët e rinj të FSK-së, pjesëtarë të komuniteteve, të cilët për katër vite do t’i vazhdojnë studimet në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup. /Telegrafi/
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...