Lajme

Diplomati i njohur gjerman viziton Shkupin

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 08 July 2017

Sekretari i shtetit për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, nga e diela deri të martën do të vijë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi.

“Ishte koha e fundit që të tejkalohet bllokadat në Maqedoni. Politikanët e përgjegjshëm e morën vendin nga një situatë e rëndë. Për këtë arsye jam i kënaqur nga sinjalet e para të qeverisë së re. Kryministri Zaev ka treguar qartë se dëshiron të merret me integrimet në BE dhe se është i interesuar për qetësim rajonal”, thuhet në informacionet e MPJ-së gjermane, njofton AIM.

Si fillim do të vizitojë Beogradin dhe më pas do të vijë në Shkup.

-Advertisement-

Në Beograd do të ketë takim me kryeministren Ana Bërnabic, si dhe me ministren për eurointegrime, Jadranka Joksimoviç, shkruan telegraf.

Michael Roth është njëri nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në e Gjermanisë.

Ai është anëtarë i social-demokratëve gjerman dhe është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt ministrit për Punë të Jashtme, Zigmar Gabriel. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera