Lajme

Diplomati austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 11 February 2018

“Veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes”, ka thënë Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë.Sipas tij, presioni ndaj Serbisë, vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strache për të përditshmen serbe “Politika”

Këto deklarata ai i bëri para shkuarjes në Beograd i cili të hënën do të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

-Advertisement-

Ai ka thënë se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë.Sipas fjalëve të tij, veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi.

“Por, fatkeqësisht, për këtë duhen bisedime të gjata e të komplikuara”, tha ai.Strache po ashtu tha se shpreson që të arrihet kompromis në kuadër të dialogut në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera